Subscribe

Qeveria lajmëron një mbështetje të dytë financiare, këtë herë me vëmendjen te sektori privat dhe familjet e reja.

 

Përmes një video nga zyra e tij, në facebook kryeministri Edi Rama thotë se së shpejti do të prezantohet një paketë e re, që ka të bejë  kryesisht me pagën minimale.

 

Aktualisht ajo është 34 mijë lekë në muaj. Duket se kryeministri po lajmëron një tjetër rritje të pagës minimale për të mos pritur fundin e mandatit të tretë qeverisës, ku paga minimale është premtuar të jetë 40 mijë lekë në muaj.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Duke nisur nga pagat e reja minimale te pagat për kategori të veçanta burimesh njerëzore. Pa diskutim që duhet akoma, sidomos me ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat sidomos ata në prodhim që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë. 

 

Përfitues të kësaj pakete të dytë brenda këtij viti do të jenë edhe çiftet e reja të mjekëve, ushatarakëve dhe policëve, por pa e qartësuar skemën mbështetëse.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve që kanë një familje të re. Natyrisht paga tjetër për pensionistët e domosdoshme në pranverë nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

 

Për mungesën e tij, Edi Rama tha se prej katër ditësh ishte i sëmurë dhe për këtë arsye kërkoi kujdes nga qytetarët.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë siç thonë tironcit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *