Teksa sipermarrjet po hasin ne veshtiresi serioze nga masat kufizuese, shoqatat e biznesit apelojne per rikthim te normalitetit sa me pare te jete e mundur.

 

Konfindustria kerkon qe te zgjaten oraret e lejuara te qarkullimit, si dhe te shtohen kategorite e bizneseve qe duhet te nisin aktivitetin.

 

Paralelisht kerkohet qe te kontrollohet dalja e valutes jashte vendit, por edhe te ndalohet ndarja e dividenti per kompanite e huaja.

 

Konfindustria shkon me tej kur thote se te gjitha kompanite qe kane rritur te ardhurat si pasoje e gjendjes se jashtezakonshme t’u rivlersohet tatim-fitimi.

 

Shoqata i kerkon qeverise qe te rishikoje edhe nje here paketen per bizneset pavarsisht xhiros se tyre, duke perfshire ne pakete, perjashtimin e disa detyrimeve vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.