E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qeveria spostohet në fundjavë në Kukës, ja axhenda

Kryeministri Edi Rama do të spostojë këtë fundjavë qeverinë në Kukës. Pas mbledhjes së fundit të qeverisë në Korçë, kryeministri Rama duket se ka zgjedhur veriun e vendit për të zhvilluar mbledhjen e radhës.

 

Sipas axhendës të siguruar nga Vizion Plus, kryeministri dhe ministrat do të kenë takime me qytetarët, inspektime në doganë, spitale dhe institucione të tjera. Ndërsa do të ketë një aktivitet edhe për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste dhe bashkëqeverisjen.

 

Në përfundim të mbledhjes kryeministri Rama pritet që të zbardhë edhe vendimet e marra në qarkun e Kukësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë