Situata e rënduar ekonomike si pasojë e pandemisë ka bërë që qeveria të shtyjë procesin e ashtuquajtur fiskalizim, për vitin e ardhshëm 2021.

Afati ligjor ishte shtatori i këtij viti, ku qeveria parashikonte që të gjitha transaksionet të kryhen online, duke u monitoruar nga administrata tatimore.

Por gjendja e vështirë në të cilën ndodhet bzinesi, duket se e kanë detyruar qeverinë që të rishikojë afatin e nisjes së këtij ligji. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli i Ministirave ka vendosur:

Për transaksionet pa para në dorë, ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike ky ligj i nis efektet në një janar 2021.

Për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, ligji do të nisë në 1 korrik 2021

Ndërsa për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarsisht gjendjes së tyre tatimore, ligji i nis efektet në një shtator 2021.

Procesi i fiskalizmit ndryshon rrënjësisht mënyrën e raportimit të xhiros së biznesve në tatime, duke nxjerrë jashtë loje kasat aktuale fiskale.

I gjithë procesi është kundërshtuar nga biznesi pasi ia mbart kosto shtesë, duke e rënduar gjendjen e tyre financiare, aq më tepër tani në këtë periudhë kur xhiroja në shumë sektorë ëhstë tkurrur ndjeshëm për shkak të krizës ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *