Subscribe

Të gjithë qytetarët që nuk kanë paguar ende detyrimet ndaj ujësjellësit dhe ata që nuk kanë lidhur kontratat, kanë kohë edhe një muaj.

 

Qeveria vendosi të shtyjë afatin e vendosur në 1 shkurt, pas fluksit të lartë të ditëve të fundit.

 

Ministri i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri sqaroi se shtyrja vlen vetëm për familjarët.

 

“Në këtë situatë, qeveria gjen rastin tu kërkojë Bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësve që të zgjasin edhe me një muaj afatin e vetedisiplinimit të konsumatorëve familjarë duke u dhënë atyre më shumë kohë në dispozicion për të përfituar nga mundësia e rivendosjes vullnetare në kushtet e ligjshmërisë. Kjo zgjatje e afatit deri në 28 Shkurt vlen në këtë rast vetëm për konsumatorët familjarë. Ndërkaq, ndërmarrjet e ujësjellësve duhet të nisin më 1 Shkurt një verifikim derë më derë në çdo subjekt biznesi. Është përgjegjësia e ujësjellësve që të bëjnë verifikimin në terren duke ndëshkuar çdo subjekt që në kundërshtim me ligjin abuzon me ujin e pijshëm.”

 

Ministri u kërkoi sërish bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësve të miratojnë skema lehtësuese, për debitorët që kanë borxhe të mëdha.

 

“Që të miratojnë dhe bëjnë publike skemat lehtësuese për shlyerjen me këste të borxheve të akumuluara. Gjithashtu, të zgjasin oraret dhe shtojnë sportelet e shërbimit për tu ardhur në ndihmë qytetarëve duke shmangur radhët dhe shkurtuar kohën e shpenzuar.”

 

Shlyerja e detyrimeve në kohë nga familjarët dhe bizneset, pritet të rrisë të ardhurat e për pasoje edhe investimet në këtë sektor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *