Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i cili ndodhet në Amerikë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus me moderatoren Pranvera Borakaj ka rrëfyer se si është atmosfera në SHBA pas betimit të presidentit të 47-të, Donald Trump.
Mediu: Kishte një atmosferë festive, njerëzit të cilët e prisnin këtë ndryshim me padurim. Ka një zhvillim pozitiv, është miratimi i sekretarit të shtetit Marco Rubio. Sapo është konfirmuar drejtori i inteligjencës, është një lajm pozitiv për shqiptarët sepse është një mik i mirë. Duhen pritur dhe nominimet e tjetra sepse janë të rëndësishme. Vendimet e para janë përmbushje e premtimeve gjatë fushatës elektorale. Trump do të ndryshojë qsasjen e politikës së SHBA. Nuk është një politikë e re.
Pranvera Borakaj: Në marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA do të ndryshojë diçka?
Mediu: Shpesh ne gënjejmë veten sikur jemi qendra e botës. Shqipëria është vend i vogël. Administrata e Trump është administratë atipike. Shumë nga problemet e shfaqura në SHBA jë shfaqur edhe në Shqipëri. Luftë kundër familjes, luftë kundër besimit. Kemi probleme të mëdha me sigurinë, krimin e organizuar, korrupsionin, zgjdhejet e lira dhe të ndershme. Janë një sërë problemesh të tilla dhe këtu është shumë e rëndësishme për opozitën të krijoijë një narrativë të qëndrueshme që ta shfaqë për administratën e SHBA.
Është shumë e rëndësishme sidomos për Kosovn, që atë marrëveshje që firmosi Trump në Shtëpinë e Bardhë ta rivlerësojnë në një këndvështrim aktual. Nëse do ecim me kokëfortësi…kjo është një administratë atipike. Unë gjatë takimeve që kam pasur në senat dhe kongres të gjithë bëjnë një thirrje, që duhen gjetur rrugët e bashkëpunimit. Qeveria shqiptare është shumë pro-Trumpiste. Puthin çdo këmbë për të mbajtur pushtetin.
Pranvera Borakaj: Mendon që zgjedhja e Presidentit të ri do të ketë një impakt në zgjedhjet në Shqipëri në maj?
Mediu: Ne po punojmë për këtë. Ne vazhdojmë me këmbëngulje që të kemi një njohje të plotë nga disa përfaqësues për çështje që kanë të bëjnë me liritië dhe të drejtat dhe në mënyrë të ve çantë me zgjedhjet por edhe me çështjen e drejtësisë. Jo se opozita nuk do drejtësi. Opozita do një drejtësi të pavarur që nuk përdoret për inetersa politike. Një drejtësi që i shërben shqiptarëve.
Pranvera Borakaj: A do ndryshojë qasja e SPAK?
Mediu: Nuk e di si do jetë qasja e SPAK. Problemi është që SPAK ka një detyrë, të respektojë Kushtetutën dhe ligjin. Veprimi duhet të jetë në rrugën e vet.
Pranvera Borakaj: Cila ka qenë qasja e kongresmenëve hde senatorëve?
Mediu: Para se të vija në SHBA, isha në Bruksel. Kishte një shqetësim në Bruksel. Qasja karshi Trump nuk mund të jetë një qasje kundërshtruese apo refuzuese. Roli i Shqipërisë nuk është sa gallatë bën kryeministri. Është vend anëtar i NATO-s. Çfarë bën si vend anëtar i NATO-s, si vepron në rajon, Një nga politikat besoj më problematike që ka pasur kjo qeveri ishte “Ballkani i Hapur”. Marrëdhënia jonë nuk është më Beogradin, është me vendet anëtare të NATO-s. /vizionplus.tv