E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Qeveria refuzon lejen mjedisore për ndertimin e një TEC-i në Korçë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi konfirmoi se qeveria ka refuzuar lejen mjedisore të TEC-it të Korçës!

 

Sipas Klosit, ai nuk përmbush standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian!

 

Reklamë

“Të vendosur për të qenë 0 tolerant ndaj industrive, që kërkojnë të zhvillohen në dëm të mjedisit, shëndetit të qytetarëve dhe turizmit! Me drejtuesit më të lartë të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, në diskutimin për  planin e ri operacional për sezonin turistik 2019. Për më shumë pastërti, siguri, për shërbime më cilësore, nga detyrimi i bizneseve për të siguruar depuratorë, tek siguria ushqimore, vrojtuesit e plazheve dhe masat kundër ndotjes akustike! Mbrojmë mjedisin, zhvillojmë turizmin!”

 

Një ditë më parë bashkia e Korcës nëpërmjet drejtuesit të saj Sotiraq Filo i drejtoi një leter dy ministrive ku shprehej se ishte kundër mundësise për ndërtimin ne qytetin juglindor të një TEC-i.

Vazhdo të lexosh

Reklamë