Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë pritet të pësojë ndryshime, pas një projektligji të miratuar nga qeveria. Bëhet fjalë për personat që konsumojnë vepra penale të cilat lidhen me krimet ndaj të miturve.

 

Këta të dënuar nuk do të munden të përfitojnë gjykim të shkurtuar, pasi sipas projektligjit të propozuar nga qeveria do t’iu hiqet e drejta për të bërë këtë kërkesë ndaj institucioneve të drejtësisë.

 

Për hyrjen në fuqi të këtij ligji do të duhen 84 vota nga Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë mënyrë, të gjithë të dënuarit për krime ndaj fëmijëve nuk do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *