Subscribe

Vazhdon rezistenca e pedagogëve për kërkesat e parashtruara ndaj qeverisë dhe ministrisë së Arsimit, edhe pse pagat e tyre u rritën me 15%, nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë bordi i administrimit.

 

Kreu i sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi tregon se nuk ka vend për negociata. Nëse nuk ka darkordësi mes palëve paralajmërohet mbyllje e universiteteve.

 

SANDËR KOVAÇI

KREU I SINDIKATËS SË PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE

 

Sindikata e Punonjësve të Shqipërisë e quan të papërfillshme këtë rritje, e cila nuk indekson as inflacionin e këtij viti dhe jo më atë të akumuluar dhe të paindeksuar ndër vite. Ndërkohë rritja 30% këtë vit dhe 20% vitin e ardhshëm është një parakusht për të vënë sadopak në rrugën e zgjidhjes çështjen e trajtimit dinjitoz të pedagogëve. Nuk ka pasur negociata, gjatë kësaj jave mund t’i japim mundësinë qeverisë që të propozojë negociata në mënyrë që të diskutojmë për këto tematika.

 

Pedagogët i ftojnë të gjitha stafet akademike që të luftojnë për një të ardhme më të mirë për arsimin.

 

 

“Secili koleg është përpjekur të bëjë njuë punë të dytë, të tretë për të kompensuar atë mungesën e mbështetjes financiare. Secili nga ne është përpjekur të gjejë një rrugëdalje, një punë tjetër. Ne nuk po luftojmë për ca të drejta tona por për një të drejtë dhe një gjë shumë më të madhe që është e ardhmja e universiteteve dhe për një çështje që është çështja kombëtare ku shkolla, universitetet janë themeli i saj.”

 

Këtë të premte në orën 11, pedagogë nga të gjitha fakultetet e vendit do të mbajnë protestën e radhës pranë universitetit të Arteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *