E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Qeveria pritet të japë një tjetër ndihmë financiare për shtresat në nevojë dhe invalidët

Teksa gjatë muajit dhjetor nisi të shpërndahet bonusi për rreth 700 mijë pensionistë, qeveria ka një tjetër lajm të mirë për shtresat në nevojë.

 

Reklamë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë gjatë fjalës së tij në kongresin e PS,  njoftoi se do të shpërndahet një tjetër bonus brenda këtij muaji.

 

Reklamë

Duke mos dhënë detaje konkrete, mesohet përfitues do të jenë famijet me ndihmë ekonomike dhe invalidët. Mbetet për t’u saktësuar nëse do të jenë edhe ndonjë kategori pensionistësh.

 

“Jemi në diskutim për një paketë tjetër mbështetje, për shtresat vunerabël brenda këtiij viti, ashtu siç jemi edhe angazhuar në një disktuim të thelluar, me partnerët, si Banka Botërore dhe FMN për një refromë të pensioneve dhe të shtyllave të mbrojtjes sociale në tërësi, pasi e kemi detyrim që në këtë moment të mirë ta përkthejmë në mbështjetje për këto shtresa”, tha ministri i Ekonomisë, Ervin Mete.

 

Gjatë këtj viti pati një mbështjetje në muajin janar për pensionisit, më pas u indeksuan pensinet me normën e rritur të inflacionit dhe tashmë po shpërndahet dhe bonusi i fundit në masën 5 mijë lekë.

 

Fakt është që në këtë fundviti qeveria ka një sufucit në arkën e shtetit edhe si pasojë e tkurrje së shpenzimeve për investime. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë