Me kryeministrin Edi Rama, ish zëvendësi tij, Erion Brace bie dakort vetëm në një pikë. Reduktimi apo heqja e përkohshme e taksave që rëndojnë mbi çmimin e karburanteve nuk është zgjidhja.

 

ERION BRAÇE

DEPUTET I PS

 

Jam një nga ata që jam kundër prekjes së taksave me presion rruge sepse politika fiskale nuk bëhet në rrugë.

 

Ndryshe nga Edi Rama që këmbëngul se çmimet e karburanteve i përcakton tregu i lirë dhe jo qeveria, deputetit socialist thotë se ajo zotëton mekanizmat e nevojshëm për të mos ia lënë gjithë barrën e çmimeve të larta qytetarit.

 

ERION BRAÇE

DEPUTET I PS

Trasferimi i përgjegjësisë sociale nga shteti te tregtarët për më tepër te tregtarët që abzuojnë për mua është e papranueshme. Përgjegjësinë sociale për shtresat në nevojë, për të varfërit, punëtorët, bujqit, për shtresat e mesme pjesërisht duhet ta mbajë shteti, nuk mund ta mbajnë tregtarët, për më tepër ata ë abzuzojnë apo janë integruar vertikalisht nga shumica deri te pakica.

 

Për të përballuar krizën e karburanteve që për rrjedhojë çon në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, përveç qeverisë ekziston edhe Autoriteti Konkurrencës, ai që për detyrë ka të ndalojë abuzimin, por që deri më tani nuk është ndjerë.

 

ERION BRAÇE

DEPUTET I PS

 

Me atë autoritet unë kam ndërprerë çdo lloja marrëdhënie edhe kështu publike. Përgjegjësia është e drejpërdrejt. Patjetër. Të rritet çmimi nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe Autoriteti i Konkurrencës të rri e të bëj sehir, kjo është çfarë të them.

 

Me përjashtim të propozimeve të socialistit Erion Brace sesi kriza e çmimeve mund të lehtësohet për konsumatorin, kolegët e tij, as u ndalën dhe as nuk kishin ndonjë ide për t’i dhënë kryeministrit për tu ardhur në ndihmë qytetarëve atyre që çdo katër vite u kërkojnë votën. U mjaftuan të thonë që kanë reduktuar lëvizjet me makinë, me siguri pasi dëgjuan këshillën e Belinda Ballakut, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë për të ecur më shumë në këmbë.

 

 

AGRON GJEKMARKAJ

NENKRYETAR I PD

 

Makina është e shtetit, edhe për pak ditë.

 

DAMIAN GJIKNURI

DEPUTET I PS

 

Unë nuk përdor makinë, përdor biçikletë.

 

ARBEN AHMETAJ

ZV/KRYEMINISTER

 

 Çfarë rëndësie ka kjo. Kam makinë me vete.

 

FATMIR XHAFAJ

DEPUTET I PS

 

Ka ndonjë shqiptar që nuk është i shqetësuar. Qeveria është duke e parë problemin dhe besoj do të reagojë.

 

Por jo të gjithë u shfaqën në dyert hyrëse të parlamentit me makina. Disa deputetë e ministra i zbritën atyre para kohe dhe e morrën në këmbë rrugën për në hyrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *