E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Qeveria nxit arsimin profesional

Arsimi profesional konsiderohet si çelësi i rritjes së punësimit jo vetëm të të rinjve. Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër kurset që zhvillohen në shkollën profesionale “Pavarësia” në Vlorë, ku dhjetëra të rinj përfitojnë një zanat, të cilin mund ta ushtrojnë më pas në kompani të ndryshme.

 

Për shefin e ekzekutivit hendeku i shumë viteve pa arsim profesional, kërkon kohë, mundim e durim për t’u kapërcyer. Ai theksoi rëndësinë e trajnimeve edhe të personave që nuk janë pjesë integrale e këtyre shkollave.

 

Shumë studentë të shkollës “Pavarësia”, pasi kanë marrë përfunduar studimet dhe janë pajisur me certifikatat, janë punësuar pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ndërkohë që ka pasur kontakte për punësim edhe pranë zyrave të Ujësjellësit apo kompanive private.

Më shumë video

Reklamë