Subscribe

Një nga sfidat e jetesës në Tiranës është trafiku i rënduar. Hapja për qarkullim e Unazës së Madhe në fund të vitit pritet të japë një impuls pozitiv.

Por paralelisht ka një projekt të mbetur pezull prej vitesh që është Bypass i Tranës, me gjatësi 21 kilometra, nga Kashari në Mullet, i cili është me financim të Bashkimit Europian, pjesë e fondit të Ballkanit për infrastrukturën.

Procedurat e tejzgjatura që marrin projektet me financim të huaja ka bërë që kostot e këtij projekti të rriten me gati 30%.

Ky projekt i nisur si konceptim që në 2016, sot ende nuk ka nisur të zbatohet. Jemi të vonuar, por projekt me financim të huaj janë procedura shumë burokratike. Një pjesë e këtij financimi është grant nga Bashkimi Europian, pjesa tjetër, gati 60%, është kredi. Por që nga momenti që jemi dakordësuar për këtë financim e deri më sot, procedurat nuk janë mbyllur, ndërsa kosto janë rritur dhe jemi në fazën e rishikimit të këtyre kostove që kanë rritur vlerën e investimit me 30%, para që i janë faturuar kredisë, pra buxhetit të shtetit”, sqaroi Erjola Muko, Drejtore e Infrastrukturës në emisionin “E-ZONE”.

Por kur do të nisin punimet në këtë Bypass, i cili do të ndikojë ndjeshëm në relaksimin e trafikut brenda qytetit?

Në kushtet në të cilat ndodhemi ne, në vitin që vjen do të nisim ndërtimin e 8.5 kilometrave me fonde nga buxheti i shtetit. Nyja Kashar-Vaqarr do të jetë pjesë punimeve në vitin që vjen”, sqaroi Muka në Vizion Plus.

Vlera e ndërtimit të këtij Bypassi u kalkulua në afro 110 milion euro. Bashkë me  shpronësimet do të arrinte në 150 milion. Ministrja Belinda Balluku, gjatë raportimit në komisionet parlamentare, tha se e ka ngritur shqetësimin e tejzgjatjes së procedurave pranë zyrës së delegacionit europianë në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *