Subscribe

Nje dite pasi kryeministri Edi Rama vuri theksin tek dënimi qe Dritan Zagani ka marre nga Gjykata e Krimeve te Renda, lideri i opozitës Lulzim Basha ka këmbëngulur se Zagani është njeriu ndaj te cilit u montuan akuza, per shkak se guxoi te hetoje lidhjet e ish-ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri me bandën e trafikut te drogës Habilaj.

 

“Punonjësit qe arrestuan Zaganin duhet te hetohen per montim akuzash dhe konspiracion ne mbështetje te krimit. Kete duhet te bënte Rama t’i çonte këta punonjës ne Prokurori.”

 

Sipas Bashes, kjo nuk ndodh sepse kryeministri Rama eshte kthyer ne nje avokat te Saimir Tahirit dhe bandës Habilaj.

 

“Rama e Tahiri ndjeheshin te plotfuqishëm e te pamposhtur deri dje. Sot ata jane ne panik se po ndeshen me te vërteten dhe ky është vetëm fillimi.’

 

Ashtu siç ka bere vazhdimisht gjate ditëve te fundit, Basha paralajmëroi zhvillime te reja persa i përket lidhjeve te qeverise me boten e krimit.

 

“Ne ditët e ardhshme do te ketë te reja te tjera qe zbulojnë përfshirjen e qeveritareve dhe Rames ne mbrojtje te krimit.”

 

Prej disa ditësh, lideri i opozitës Basha ka paralajmëruar se do te zbulohen lidhje te reja mes politikes dhe krimit, por duke shmangur përdorimin e fakteve apo emrave konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *