Ish-presidenti Bujar Nishani shprehet se Shqipëria rrezikon nga kërcënimi që i shfaqet Evropës nga turmat e emigrantëve ilegal  në kufirin me Greqinë.

 

Në një postim në “Facebook”, Nishni shtoi se qeveria e ka “futur kokën si struci në rërë”.

“Qeveria e rilindësve ka futur kokën si struci në rërë, megjithëse bishtin e mban lart, dhe hesht ndaj shqetësimit të madh të Bashkimit Evropian nga turmat e dhunëshme e emigrantëve ilegal në kufirin me Greqinë fqinje. Kërcënimi që i shfaqet Evropës nga valët e dhunëshme të emigrantëve ilegal nga Afganistani, Siria, Iraku etj., rrezikon Shqipërinë gjithashtu, territorin tonë si rrugëkalimin e vetëm drejt BE.”

 

Nishani i bën thirrjë qeverisë shqiptare që të solidarizohet me Greqinë, si dhe të vendosë menjëherë mekanizmat me autoritetet greke në përballjen e kësaj situate që sipas tij mund të përfshijë edhe territorin shqiptar.

 

“Këshilli Evropian, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë deklaruar shqetësimin e madh dhe solidaritetin me Greqinë në situatën e krijuar. Ne jemi vend fqinj me Greqinë dhe rrugëkalimi tokësor i lidhjes së saj me kontinentin. Rilindsi antievropian fshihet ! Qeveria shqiptare të solidarizohet me Greqinë fqinje dhe Bashkimin Evropian e të vendosë menjëherë mekanizmat e kordinimit me autoritetet greke dhe FRONTEX në përballjen e kësaj situate që mund të përfshijë edhe territorin shqiptar në dëm të sigurisë së hapsirës evropiane, së cilës ne i përkasim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *