Qeveria e Kosovës i është përgjigjur thirrjes së shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, për heqjen e taksës prej 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnja.

 

Në përgjigjen e saj qeveria thekson se nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me taksën. Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, në një deklaratë për mediat është shprehur se taksa është vendim i një shteti sovran dhe se kjo taksë nuk hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia.

 “Tarifa është vendim sovran i një shteti të pavarur dhe Federica Mogherini do të ishte mirë të lobonte te pesëshja e vendeve të BE-së, që t’ia heqin Kosovës embargon në njohje! Qeveria e kupton rolin që e ka ajo, në sensin multilateral, por tarifa nuk hiqet pa njohjen e shtetit të ri nga Serbia, sepse kështu ka vendosur sovrani, pra populli i Kosovës, në mënyrë plebishitare”.

 

Ndërsa Mogherini e ka cilësuar taksën si pengesë e cila po e vështirëson edhe më shumë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *