E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Qeveria miraton paketën antishpifje

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar se qeveria ka miratuar kete te merkure paketën antishpifje.

 

Në një dalje për mediat, ministrja Gjonaj deklaroi se paketa e re ligjore synon që të rregullojë regjistrimin e platformave elektronike.

 

Reklamë

“Rritja e përdorimit të shërbimeve jo lineare dhe platformave online, e bën të nevojshme përditësimin e kuadrit ligjor rregullues, në mënyrë që të reflektojë zhvillimet e tregut mediatik dhe të arrihet një balancim i drejtë midis ofruesve të shërbimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit. Kjo me qëllim që të garantohet konkurrenca e medieve që operojnë si ato elektronike dhe media tradicionale. Paketa e re ligjore e miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, synon që të rregullojë regjistrimin e platformave që ofrojnë shërbime mediatike dhe publikimeve elektronike”

 

Ministrja tha se paketa antishpifje është përgatitur duke u bazuar në praktikat më të mira mira të vendeve europiane

 

 

Më shumë video

Reklamë