E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qeveria merr vendimin/ Trualli i Teatrit Kombëtar i kalon Bashkisë Tiranë

Pak ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qeveria ka nisur rregullimin e kuadrit ligjor për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në përputhje me arsyetimin e gjyqtarëve.

 

Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë që i kalonte truallin e Teatrit Kombëtar bashkisë së kryeqytetit për shkak se kishte përplasje me ligjin special për ndërtimin e tij me koncesion. Për këtë arsye, qeveria ka miratuar të premten edhe njëherë vendimin që i jep bashkisë truallin e Teatrit.

 

Reklamë

Në 2 korrik, Gjykata Kushtetuese shpalli antikushtetuese ligjin për ndërtimin me koncesion të Teatrit dhe vendimin e qeverisë për pronësinë e truallit, por nuk e pranoi kërkesën për të shpallur antikushtetues prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

 

Pas këtij vendimi, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ka përsëritur se godina e re e Teatrit Kombëtar do të ndërtohet siç ishte parashikuar.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë