E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Qeveria maqedonase, shqetësim për deklaratat e Tiranës

Qëndrimet e kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati për rëndësinë e dygjuhësisë në Maqedoni dhe për platformën e partive shqiptare, kanë shqetësuar Shkupin zyrtar.

 

Ministria e Jashtme thirri ambasadorin shqiptar në Maqedoni, Fatos Reka për të dhënë shpjegime. Në një deklaratë të Ministrisë, theksohet se Shqipëria është përshirë në punët e brendshme të Maqedonisë dhe kjo cenon marrëdhëniet dhe nxit retorikën ekstremiste. Etiketimi i maqedonasve si sllavo-maqedonas, është përçmues dhe diskriminues, thotë deklarata. Vetë ambasadori Reka nuk ka dhënë shpjegime për takimin.

 

Reklamë

Ndërkaq, apelet e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike në vend nuk ndalen. Pas presidentit të Këshillit Europian Tusk, presidentit Ivanov i është drejtuar një tjetër thirrje për zhbllokimin e situatës nga ambasadori amerikan dhe shefi i zyrës së NATO-s në Shkup. Ata kanë kërkuar krijimin e shpejtë të qeverisë së re dhe shmangien e retorikës nacionaliste, që cenon raportet ndëretnike.

 

“Ka pasur zgjedhje te besueshme, shumica është formuar dhe nuk është në përputhje me kushtetutën që të mos lejohet formimi i qeverisë. Bllokimi i ngritjes së institucioneve do të ketë pasoja mbi vendin dhe qytetarët.”

 

Deri tani nuk ka shenja tërheqjeje të Ivanov dhe VMRO vijon me skenarin e bllokimit të zgjedhjes së kreut të parlamentit, përmes fjalimeve të gjata. LSDM ka paralajmëruar zhbllokimin e shpejtë të kuvendit, por pa sqaruar se cilat janë hapat që do të ndërmarrë.

 

 

Më shumë video

Reklamë