E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Qeveria kërkon ndihmën e FMN-së

Qeveria shqiptare i ka kërkuar ndihme Fondit Monetar Ndërkombëtar, për te përmirësuar marrëdhënien e tatimeve me biznesin. Ky fakt pritet te ndryshoje klimën ekonomike ne vend, per te cilën shoqatat e biznesit janë ankuar, duke e konsideruar atë si aspak te favorshme. Sipas sipërmarrësve, marrëdhënia me administratën fiskale është problemi kryesor qe shqetëson këtë komunitet. Pjese e paketës fiskale qe do te miratohet ne korrik është përcaktimi me qarte i ligjeve ne fushën ekonomike, me qellim qe te mos lihet hapësire ligjore per t’i interpretuar inspektoret tatimore. Ne thelb, këto kërkesa kane dominuar nga ana e sipërmarrësve per paktën fiskale, qe ne total kane arritur ne afro 400 propozime. Qeveria ka pranuar se pjesa me madhe e propozimeve janë marre ne konsiderate, me qellim qe t’i lehtësohet aktiviteti ekonomik sipërmarrësve vendas.

Më shumë video

Reklamë