Kryeministri libian Fayez al Sarraj deklaroi se po përpiqet të negociojë për një armëpushim të ri në Tripoli. Shefi i qeverisë ka mandatuar forcat antiterrorizëm për të organizuar një armëpushim të ri dhe për t’i dhënë fund dhunës.

 

Por disa kilometra larg nga qendra e qytetit përleshjet rifilluan. Ndërkohë Komisioni Evropian ka ndërhyrë për tu kërkuar të gjitha palëve të ndërpresin armiqësitë.

 

Nuk ka zgjidhje ushtarake për situatën në vend, ka vetëm zgjidhje politike janë shprehur zyrtaret e BE

 

Përleshjet kanë ndodhur e fundit kane ndodhur ne periferinë e Tripolit ne një kamp refugjatesh ku kane humbur jetën dy persona. Me më herët të paktën 400 të burgosur u arratisën nga burgu pas një revolte te madhe.

 

Edhe pse Italia vendosi të mbajë të hapur selinë e saj diplomatike,u vendos që të evakuohen disa punonjës nga Ministria e Jashtme si një masë parandaluese.

 

Brenda tetë ditëve nga përleshjet kanë gjetur vdekjen 47 persona ndërkohë 129 janë të plagosur.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *