Subscribe

Edhe pse fillimisht askush nuk foli se mbledhja dhe administrimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, do të jepet me koncesion tek sektori privat, sot, vetë Ministria e Financave hoqi çdo dyshim. Gjatë një takimi informal me gazetarët ka qenë ministri Shkëlqim Cani që e dha fillimisht lajmin, e më pas në një deklaratë për mediat, tenderi u shpall nga zv/ministrja Irena Beqiraj. Kompania, e cila do të marrë të drejtën e mbledhjes së TVSH-së, do të investojë 9.57 milion euro, ndërsa kostoja që do të marrë për të vënë në punë sistemin shkon në 8.7 milion euro. Firma do të ketë të drejtë që t’i marrë buxhetit të shtetit 11% të arkëtimeve të rritura nga kjo taksë vjetore në 10 vite që do të zgjatë kontrata. Por nëse nuk i përmbush objektivat, buxheti i shtetit duhet t’i paguajë asaj 1/10 e shpenzimeve. Irena Beqiraj tha se ka patur një koncesion të pa kërkuar nga kompania “EM POS”, por qeveria vendosi që më pas ta bëjë me tender. Shqipëria mbledh aktualisht deri 1 miliardë euro të ardhura nga TVSH. Vetëm per këtë vit, nga rritja e taksave priten te ardhura shtese nga TVSH rreth 70 milion euro. Qe do te thotë se firma fituese pa nisur ende punën, ka te siguruar afro 8 milionë euro fitim ne vit. Kjo procedurë partneriteti hap shumë pikëpyetje: Fillimisht të drejtën për të mbledhur taksa e ka ekskluzivisht administrata tatimore, e cila merr para nga taksapaguesit për të bërë këtë punë, së dyti duket pak qesharake shifra 10 milion euro që i mungojnë Ministrisë së Financave, për të blerë serverin që do të gjurmojë gjithë kanalet ku kalon dhe shkarkohet TVSH, dhe së fundi, në këto dokumente (faksimilja) vërtetohet se është ngritur një herë një grup pune për këtë koncesion, i cili ka argumentuar si antiligjore kërkesën e “EM POS”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *