Subscribe

Vitin e ri shkollor që pritet të nisë më 14 shtator, mësimi do të zhvillohet duke respektuar udhëzimin e ministrisë së shëndetësisë që dikton mbajtjen e maskës për nxënësit dhe mësuesit.

Ministria e Arsimit sqaroi se do të sigurojë maskat për të gjitha strukturat parauniversitare.

Ndërsa për të ruajtur ditancimin mes nxënësve dhe mësuesve në largesinë 1.5 metra nga njëri – tjetri, në klasat ku është e nevojshme, nxënësit do të ndahen në grupe dhe mësimi do zhvillohet me turne.

Në këtë fazë, udhëzimi është në proces konsultimi dhe në varësi të ecurisë së pandemisë, mund të pësojë ndryshime.

Ministria e arsimit nuk përjashtoi edhe mësimin në distrancë në rastet kur do të jetë e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *