E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Qeveria i heq naftën fermerëve, Salla: Paratë që jepeshin për karburantin janë shpërndarë në skemën e re

Skema kombëtare për fermerët këtë vit vjen e ndryshuar, pasi ajo nuk e përfshin më mbështetjen që merrej për naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi. Ministri i Bujqësisë sqaroi në një konferencë me gazetarët se paratë që jepeshin për naftën janë rishpërndarë brenda skemës, ndërsa fermerët gjatë këtij viti do të kenë mundësinë të përfitojnë edhe nga rimbursimi me 10% i faturave.

“Skema e naftës është skemë mbështetëse, ne japim pagesë të drejtpërdrejtë. Skema që paraqitëm sot është skemë gjithëpërfshirëse, fermeri bëhet pjesë e të gjithë masave, dhe ajo që është më e rëndësishmja 10% i faturimit që do marrë në biznesin që do të çojë produktin. Kjo është ajo që u kemi ofruar fermerëve, nuk është vetëm një masë e caktuar e cila është thënë sot, hiqet masa e naftës. Nuk është vetëm masë nafte, është mbështetje për fermerin, këto masa që kemi vendosur është gjithëpërfshirëse dhe çdo fermer është pjesë e kësaj pakete”, tha ministri Andis Salla.

Reklamë

Ministri renditi edhe disa risi që përmban skema, duke përfshirë edhe një mbështetje të dedikuar për atë që mbarështon dosa.

Për zhbllokimin e fondeve të IPARD-it, qeveria ka ende detyra për të bërë dhe përgjigjen nuk e merr dot nga Brukseli para datës 9 prill.

“Ishim në Bruksel me ekipin dhe kemi diskutuar për të gjithë detyrat që kemi. Ne kemi qenë në datën 9 mars dhe brenda datës 9 prill duhet të dorëzojmë kërkesat që na janë kërkuar. Presim më pas akreditimin e paketës së IPARD”, tha ministri.

Në ditët në vijim, ministri i Bujqësisë do të dalë sërish për të njoftuar datën kur do të nisin aplikimet për skemën kombëtare.

Më shumë video

Reklamë