Per liderin e opozitës Lulzim Basha rënia e besimit te biznesit dhe konsumatorëve ne nivele rekord është lajmi i fundit i një jave me raporte negative per Shqipërinë. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, Basha thekson se Banka Boterore, Freedom House, Dhoma Gjermane e Tregtisë, Departamenti Amerikan i Shtetit, Shoqata e Investitorëve te huaj dhe se fundi anketa e Bankës se Shqipërisë, konfirmojnë thellimin e krizës dhe rënien ekonomike. “Por Rama, Koco, Beqja dhe Ahmetaj me shoke, këta shkaktare te ketij përkeqësimi qe per vete kane grabitur mbi 1 miliard euro me taksa te larta e korrupsion ne tendera dhe koncesione, nuk duan t’ja dine, nuk duan ta shohin, nuk duan ta dëgjojnë.” Shkruan kryetari i PD Basha. Sipas tij, PD e ka gati nje program per daljen nga kriza dhe hapi i pare per këtë është ulja e taksave, tarifave dhe faturave per ti kthyer shqiptareve dhe ekonomisë 1 miliard euro çdo vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *