Subscribe

Shteti shqiptar ka arritur të fitojë në arbitrazhin ndërkombëtar ndaj kompanisë Hydro,S. R. L konfliktin lidhur me ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

 

Lajmi e bëri të ditur ministri i Energjisë Damian Gjiknur në faqen e tij në facebook.

 

Sipas vendimit më të fundit të arbitrazhit, mësohet se kompania në pronësi të biznesmenit italian Francesko Beketi do të duhet t’i paguajë minimalisht Shqipërisë një vlerë në masën 12 milion euro.

 

Trupa gjykuese ka bërë me faj, kompaninë pasi ajo nuk ka zbatuar kontratën, sipas afate të parashikuara. Me këtë argument shteti shqiptar prishi kontratën me kompaninë Hydro SRL në vitin 2014.

 

Por pas këtij vendimi kompani nisi një proces gjyqësor në arbitrazh për prishje të njëanshme të kontratës, duke kërkuar dëmshpërblim 137 milion euro.

 

Por pas kësaj padie, shteti shqiptar iu kundërpërgjigj me një kundërpadi, nga e cila rezultoi se prishja e kontratës ishte e drejtë.

 

Për vite më radhe koncesioni i fituar nga kompania private e Francesko Begetit ka mbajtur pezull ndërtimi i hidrocentralit të Kalivaçit, duke i shkaktuar një dëm shtetit në vlerën prej 158 milion eurosh.

 

Krahas këtij dëmi, Shqipëria kërkoi edhe pagesën e kamat-vonesave për mospërmbushjen e kontratës deri në vlerën prej €12,900,000.00 si edhe të kostove ligjore dhe të procesit të arbitrazhit.

 

Sipas të dhënave në një tjetër vendim, trupa gjykuese do të përcaktojë vlerën përfundimtare të dëmit që kompania do të duhet të shlyejë, duke përfshirë edhe kostot e procesit të gjykimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *