Subscribe

Qeveria ka planifikuar të dalë në tregun ndërkombëtar për të marrë borxh, përmes emetimit të një eurobondi të ri. Lajmin e konfirmoni ministrja e financave Anila Denaj, e cila tha se ky proces pritet të finalizohet në muajin maj të vitit që vjen. Mësohet se shuma që pritet të kërkojë qeveria do të jetë 62 miliard lekë.

 

Qeveria kërkon borxh në tregjet ndërkombëtare për dy arsye: për të plotësuar nevojat e ekonomisë për financim,  por edhe të riskeduluar borxhin aktual me tendencë uljen e kostove.

 

Por ministrja nuk sqaroi nëse behet fjalë për të marrë një borxh të ri apo eurobondi do të shërbejë për të riskeduluar huatë aktuale.

 

Duke ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Komisionin e Ekonomisë, Ministria e Financave tha se po shikohet mundësia që buxheti i këtij viti të ndryshojë sërish, me qëllim gjetjen e fondeve për dhënien e bonusit të pensionistëve

 

Paralelisht me këtë fakt, edhe për vitin e ardhshëm në varësi dhe të ecurisë së mbledhjes së të ardhurave do të shikohet mundësia e krijimit të fondit për rritjen e pensioneve dhe pagave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *