Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar Avdullah Hotin e LDK-së për Kryeministër të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vetë Thaçi në një deklarate për shtyp. 

Hoti i propozohet Kuvendit të Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e re. Thaçi theksoi se është detyra e tij të sigurohet për funksionimin e insititucioneve të vendit.

“Në krejt këtë situatë të panatyrshme, legjitimiteti i qeverisë aktuale është sfiduar nga votimi i mocionit nga më shumë se dy të tretat e deputetëve. Në anën tjetër, është obligim i imi si President, të sigurohem për funksionim të insititucioneve. Mocioni ka qenë plotësisht sipas Kushtetutës, në përputhshmëri me vullnetin e deputetëve dhe rendit demokratik në Kosovë. Pavarësisht rrethanave, këto janë të rregulluar qartë me kushtetutë, dhe nuk mund të konsiderohen sit ë jashtëzakonshme”.

Mes të tjerash, ai ka bërë me dije se ka marrë një letër nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa kete te enjte, i cili ka treguar përkrahjen e shumicës parlamentare për ta formuar Qeverinë e re.

“Pas letrave që i kam dërguar kreut të LDK’së, praktikë që kam ndjekur me partinë fituese më parë, sot kam marrë një letër nga z. Isa Mustafa, se i përmbush të gjitha kriterët për formimin e Qeverisë së re, duke përfshirë në këto kritere se ka siguruar shumicën për formimin e Qeverisë. Kjo mu dëshmua edhe faktkisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *