Menjëherë pas marrjes të detyrës si kryeministria e dytë femër në historinë e Britanisë së Madhe, Tereza May ka prezantuar pese prej ministrave më të rëndësishme të kabinetit të saj. Udhëheqësi kryesor i fushatës pro daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian, ish-kryebashkiaku Boris Xhonson është emëruar si shefi i diplomacisë.
Fillip Hamond, ish-ministri i jashtëm do të mbajë postin më të rëndësishëm atë te Ministrit të Financave, të cilin deri dje drejtohej nga Xhorxh Osborn. Ndërsa David Davisit i është ngarkuar detyre e negociatave me Bashkimin Europain, në postin e sekretarit të shtetit për daljen nga unioni. Një tjetër mbështetësi i fushatës së Brexit në radhët e konservatoreve Liam Fox do të jetë përgjegjës për Ministrinë e Tregtisë, ndërsa ministra e brendshme i është besuar Amber Rud. Pjesëtarët e tjerë të kabinetit pritet të plotësohen në ditët në vijim. Sipas analistëve dy do të jenë sfidat prioritare të zonjës Mey. E para është politikat e reja në fushën e diplomacisë, pas daljes së vendit nga unioni dhe e dytë stabiliteti ekonomik dhe forcimi i monedhës vendase. Teresa May mori zyrtarisht të mërkurën detyrën si kryeministre pas largimit të Dacvid Cameron. Ajo është kryetarja e dytë femër e qeverisë pas zonjës se hekurt, Margaret Thecer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *