Ka përfunduar takimi i katërt i grupeve të punës të Vetëvendosjes dhe LDK për krijmin e qeverisë së re të Kosovës.

 

Në një deklaratë për shtyp, Lëvizja Vetvendosje ka bërë me dije se në këtë takim u diskutuan për tema që kanë të bëjnë me sigurinë e brendshme dhe të jashtme.

 

“Sot, në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u mbajt takimi i radhës i grupeve punuese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilin u diskutua për sigurinë e jashtme dhe të brendshme, procesin e vetingut, ligjin për shqyrtimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, trajtimin e krimeve të luftës dhe krijimi i mekanizmave shtetërorë për dokumentim e arkivim të krimeve të luftës në Kosovë, si dhe krijimi i një organi të posaçëm për hetime me qëllim të dekriminalizimit të institucioneve shtetërore.”

 

Diskutimi, sipas zyrës së shtypit të Vetëvendosjes u zhvillua në një frymë pozitive dhe shumë konstruktive ku për shumicën e çështjeve, u gjet gjuha e përbashkët mes dy forcave.

 

Takimi i radhës mes dy forcave, do të mbahet të hënën në orën 15:00, ku do të diskutohet për arsimin dhe shëndetësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *