Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili thotë se qeveria e Edi Ramës është bërë më keq se lufta për shqiptarët.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se megjithëse Ukraina është në luftë, benzina dhe nafta janë 2 herë më lirë se në Shqipëri.

 

Sipas tij, qeveria e Rilindjes u ka shpallur luftë qytetareve shqiptarë dhe është bërë shëmbëlltyrë e korrupsionit.

 

“Ukraina në luftë, benzina dhe nafta 2 herë më lirë se në Shqipëri! Se çfarë përfaqëson qeverisja e Edi Ramës mjafton vetëm një fakt për ta kuptuar. Ukraina është përfshirë në një luftë të egër e të përgjakshme.

Megjithatë çmimi i benzinës dhe i naftës është 2 herë më lirë se sa në Shqipëri që është paqe. Në Ukrainë në luftë benzina kushton 1.073 euro litri, ndërsa në Shqipëri 2 euro, pra dy herë më shumë në paqe.

 

Korrupsioni monopolet dhe oligarkët të bëra bashkë janë më shkatërrimtare se vetë lufta. Qeveria e Edi Ramës është bërë më keq se lufta për shqiptarët. Qeveria e rilindjes u ka shpallur luftë qytetareve shqiptarë dhe është bërë shëmbëlltyrë e korrupsionit, mbrojtëse e monopoleve dhe shërbëtore e oligarkëve”, shkruan Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *