Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski ka njoftuar sot se ai, dhe i gjithë kabineti i tij qeveritar do të dorëzojnë të enjten dorëheqjen për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë teknike.

Kovacevski iu përgjigj gazetarëve kur u pyet për njërin nga ministrat e qeverisë së tij i cili ka kërkuar të dorëzojë postin e tij këtë të martë.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ministri Aliu nuk ka nevojë të japë dorëheqjen sepse e gjithë Qeveria do të jetë në dorëheqje, të enjten në orën 10:00. Do të kemi kohë të mjaftueshme që t’i kryejmë të gjitha formalitetet dhe të dielën të votohet Qeveria teknike”, tha Kovaçevski.

Dorëheqjen do ta paraqesë edhe kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili siç është bërë e ditur nga Bashkimi Demokratik për Integrim, pritet të emërohet kryeministër i Qeverisë teknike.

Kështu Talat Xhaferri bëhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e veriut. Postin e kryetarit të Kuvendit në tre muajt e ardhshëm pritet ta marrë Jovan Mitrevski, kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes social demokrate.

Qeveria e re teknike do të funksionojë 100 ditë, deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj.  Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, më 8 maj, mbahen së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *