Qeveria libaneze duket se është drejt dorëheqjes. Pas zemërimit të qytetarëve prej shpërthimit të ndodhur të martën e kaluar në Bejrut, ku u vranë 200 persona, raportohet se kabineti qeveritar do të dorëzohet.

Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hasan tha për mediat e huaja se shumë shpejt do të ketë një njoftim zyrtar për këtë çështje.

Tre ministra tashmë janë larguar, por ka pasur thirrje që i gjithë kabineti të dorëhiqet.

Shumë prej protestuesve kanë akuzuar liderët e Libanit për shpërthimin. Sipas tyre, qeveritarët janë treguar të pakujdesshëm dhe kanë kryer korrupsion.

Presidenti dhe kryeministri kanë thënë se tragjedia ishte rezultat i shpërthimit të 2,750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur për gjashtë vjet pa masa sigurie në portin e Bejrutit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *