Subscribe

Themelimi i ushtrisë se Kosovës nuk do te mbetet peng i Beogradit. Këtë qëndrim ka shprehur qeveria e Kosovës, pasi presidenti Thaçi njoftoi se projektligji për FSK-ne do te kaloje për votim ne kuvend, pavarësisht shqetësimeve te SHBA, NATO-s dhe Serbisë.

 

Kryeministri vlerëson se themelimi i ushtrisë së Kosovës nuk mund të mbetet peng i Serbisë, përkatësisht Beogradit. Avancimi i rolit të FSK-së në ushtri është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Qeveria e Kosovës është e përcaktuar që Kosova te ketë Ushtrinë e saj, në suaza të hapësirës së Kushtetutës dhe në mbështetje dhe bashkërenditje me partnerët  strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

 

Ne deklaratën e qeverise theksohet se sapo ajo të marrë nga Kuvendi Projektligjin me të cilin propozohet që FSK-së t’i jepet roli i ushtrisë, do ta trajtojë atë sipas rregullores nga Ministria e FSK-së, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Financave, në mënyrë që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën.

 

Por pavarësisht qëndrimit te qeverise, autoritetet serbe shprehen te vendosura për te mos lejuar formimin e ushtrisë se Kosovës. Drejtori i Zyrës se Kosovës ne qeverinë serbe, Marko Gjuriç deklaroi  se ajo përben kërcenim për sigurinë, paqen dhe stabilitetin ne rajon.

 

Për shndërrimin e FSK ne Ushtri nevojiteshin ndryshime kushtetuese dhe dy te tretat e votave te deputeteve dhe te pakicave ne kuvend, por pas kundërshtimeve nga përfaqësuesit serb, ne vend te tyre presidenti njoftoi nismën për kalimin e projektligjit pa ndryshime kushtetuese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *