Subscribe

Pas letrës së BE ndaj taksës 100 % dërguar kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar dhe kabineti qeveritar i Kosovës.

 

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, në reagimin e tij është shprehur se taksa hiqet vetëm kur Serbia e njeh këtë entitet juridik- politik dhe pavarësinë e Kosovës.

 

Gjithashtu kryeministri Haradinaj e ka bërë të qartë për miqtë dhe armiqtë e Republikës se “17 shkurti nuk preket as nuk negociohet!”

 

“Kryeministri Ramush Haradinaj po ia kthen Kosovës identitetin e 17 shkurtit, të dâmtuem nga brenda e të defiguruen nga jashtë. Letra e Federica Mogherinit, që thërret Prishtinën zyrtare, për një pakt kompromisi, në thelb është edhe një ftesë për ma pak pavarësi karshi BE-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e shpallur të vendit tonë dhe kjo nuk është as ofertë për kompromis edhe pse në Kosovë askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të bëjë kompromis me 17 shkurtin. Me sovranitetin dhe tërësinë tokësore të saj. Pra, kosovarët janë shumë europianë, aq sa nuk bëjnë pazare me pavarësinë e tyre kombëtare. CEFTA-n e ka nënshkruar UNMIK-u në emër të Kosovës, e cila tash është një entitet i pavarur juridik-politik, i patjetërsueshëm dhe i pazhbëshëm si subjekt i të drejtës ndërkombëtare”.

 

Gjithashtu këshilltari tjetër Halil Matoshi, duke komentuar letrën e BE-së, ka thënë se përmbajtja e letrës nënkupton më pak Pavarësi për Kosovën. Sipas tij, oferta e BE-së, nuk është për kompromis, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të bëjë kompromis me 17 shkurtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *