Qeveria e Kosovës shpall emergjencë për shëndetin publik

Qeveria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, ka shpallur emergjencë për shëndetin publik.
Ky njoftim vjen pas konfirmimit edhe te kater rasteve te reja, me koronavirusin e ri, duke çuar në nëntë numrine personave të infektuar me Covid-19.
“Sipas vendimit, obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të veprojnë konform Planit të reagimit kombëtar dhe aktivizimit të funksionit mbështetës emergjentë 8 (FME8 shëndeti publik dhe shërbimet mjekësore). Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Në Planin e reagimit kombëtar të Qeverisë së Kosovës, Funksioni mbështetës emergjentë 8, që ka të bëjë me shëndetin publik dhe shërbimet mjekësore, dhe pikë së pari me përpjekjet siç thuhet të “në veprime për zbulimin, parandalimin apo zvogëlimin e efekteve dëmtuese në shëndetin dhe sigurinë publike”.
“Veprimet e tilla mund të përfshijnë analizimin e mjedisit, strukturën e pendave, evakuimet, strehimin emergjent, monitorimin e cilësisë së ajrit, dekontaminimin, përcjelljen e shpërthimit të sëmundjeve ngjitëse, parashikimet emergjente, etj”, thuhet në Planin e reagimit kombëtar.
FME 8 mundëson që institucionet përkatëse, në rastet e shpalljes së emergjencës të shëndetit publik, të mund të plotësojnë nevojat për preparate farmaceutike apo për personel mjekësor si dhe sigurimin e vaksinave për parandalimin e sëmundjeve të caktuara ngjitëse.
Po ashtu, sipas këtij ligji, mund të kufizohet ose ndalohet qarkullimi i llojeve të veçanta të mallrave dhe të produkteve./R.E.L




