Subscribe

Vijon ngërçi me qeverinë në Kosovë.  Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh dhe I kandidat për postin e kryeministrit Albin Kurti, nuk është paraqitur në presidencë për të marrë mandatin për qeverinë e re.

Edhe pse presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar 2 herë brenda ditës së premte për mundësinë e takimit, Lëvizja Vetëvendosje u përgjigj se kreu I saj nuk mund të paraqitej për shkak se ndodhej jashtë Prishtinës, dhe se “së shpejti do të njoftojë presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”.

Megjithëse njoftoi se ndodhej jashtë Prishtinës, Albin Kurti më pas u shfaq përkrah antarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nga ku tha për gazetarët se: “Axhenda e tij nuk mund të caktohet aty për aty, gjatë ditës, por theksoi se do ta takojë presidentin së shpejti”.

Megjithatë këtë të shtunë, as Zyra e Presidentin dhe as ajo e Albin Kurtit nuk kanë reaguar, duke thelluar ngërçin për qeverinë e re.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dhe caktimi I mandatarit nënkupton se Kurti do të ketë një afat ligjor prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re. E një shmangie e takimit me presidentitn, I jep më shumë kohë Kurtit për arritjen e një marrëveshjeje me LDK-në e Isa Mustafës.

Që pas seancës Konsitituive të Kuvendit në Kosovëm 2 partitë që synojnë formimin e qeverisë së re kanë zgjedhur të heshtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *