Qeveria ka nisur nga puna për rehabilitimin e hekurudhës Tirane – Durrës, si dhe ndërtimin e linjës qe e lidh atë me Rinasin.

 

Ministria e Infrastrukturës njoftoi hapjen e fazës parakulifikuese per kompanitë qe do te jene te interesuara për punimet. Sipas ministrisë, afati për paraqitjen e dokumenteve është 31 maj 2018.

 

Kostoja totale e projektit llogaritet në 90.5 milionë euro, nje fond ky i siguruar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe një grant nga Bashkimi Europian. E gjithë vepra duhet te përfundoje 30 muaj nga data e nënshkrimit te kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *