Subscribe

Qeveria po ndryshon për hërë të katërt buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normativ, që sipas ministres së Financave, është i nevojshëm për t’i dhënë më shumë stimuj ekonomisë. Ndryshimi konsiston në rritjen me 11.8 miliardë lekë të shpenzimeve kapitale, ku pritet të financohen një sërë projeketesh infrastrukturore. Anila Denaj argumentoi se cilat janë investimet prioritare.

 

“Ndryshimet konsistojnë në rritjen me 11.8 miliardë lekë të investimeve, krysisht të atyre që janë në proces dhe kanë një ecuri të mirë. 4.8 mld lekë shkojnë për Unazën e madhe të Tiranës, 1 mld lekë për blerje dronësh për Policinë e Shtetit, 900 mln për ndërtimin e godinës së Teatrit, 2.5 mld për Ujësjellës Kanalizimet, etj..”

 

Këto shpeznimeve do të financohen me borxh pasi qeveria nuk parashikon rritje të të ardhurave. Ky fakt bën që borxhi publik të kalojë 80% të Prodhimit të Brndshëm Bruto. Qeveria më herët kishte parashikuar dhe miratuar të ulë më tej këtë tregues, por me ndryshimet ligjore ajo argumenton se ekonomia ka nevojë për stimuj për të amortizuar efektet e pandemisë

 

“Borxhi pritet të arrijë në 80% të PBB është një tregues I targetuar san ë vitin 2020. Duhet thënë që ky ndryshim buxhetor, ndryshe nga kuadri fiscal që synon uljen e tij, bën përjashtim vetëm për vtin 2021. Ndërkohë qëveria mbetet e angazhuar për ta ulur borxhin në 5  vitetet e ardhshme”, tha Anila Denaj.

 

Më herët edhe FMN ka bërë apel për reduktim të shpenzimeve jo prioritare, madje sipas saj, qeveruia duhet të ruajë rezerva në rast të një skenari negative të situatës pandemike gjatë sezonit dimërore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *