E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Qeveria amnisti për 600 të dënuar, ja kush përfiton

Pas dy vitesh rikthehet amnistia për të burgosurit.

 

Mbi 600 të dënuar pritet të përfitojnë nga amnistia e fundvitit që synon veç të tjerash të ulë dhe mbipopullimin në burgje.

 

Reklamë

Në draftin e harttuar nga Minsitria e Drejtësisë specifikohen edhe kategoritë e të dënuarve që do të kenë prioritet.

 

Nga amnistia pritet të përfitojnë vetë kategoria e të dënuarve deri në tre vjet burg.

 

Femrat dhe meshkujt 60 vjeç e lartë do të jenë gjithashtu kontigjent prioritar I amnistisë.

 

Nuk do të ketë amnisti për një sërë kategorish si për ata që kan kryer vrasje; ata që janë dënuar për krime zgjedhore; krime seksuale; vepra penale kundër fëmijëve dhe në familje; si dhe ata që i janë shmangur drejtësisë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë