Zyrtarët e Qeverisë afgane dhe përfaqësuesit e talibanëve kanë thënë se janë pajtuar në parim për një marrëveshje të zhvillimit të bisedimeve për paqe.

Kjo njëherësh përbën marrëveshjen e tyre të parë të shkruar në 19 vjetët e fundit të luftës.

Njoftimi i 2 dhjetorit është konsideruar pikë kthese sepse u jep negociatorëve më shumë kohë për të kaluar në çështje më substanciale.

Aty përfshihen bisedimet me qëllim të arritjes së armëpushimit.

“Negociatat aktuale të të dyja palëve negociatore tregojnë se ka gatishmëri në mesin e afganëve për të arritur paqe substanciale dhe të dyja palët janë të përkushtuara për të vazhduar përpjekjet e tyre të sinqerta për të arritur paqe të qëndrueshme në Afganistan”, ka thënë Nader Nadery, anëtar i ekipit negociator nga ana e Qeverisë afgane.

Një përfaqësues i talibanëve ka publikuar pothuajse deklaratën e njëjtë në rrjetin social, Twitter.

Në deklaratën e tyre të përbashkët është thënë “të jetë caktuar një komitet i përbashkët për të përgatitur temat e agjendës” për bisedime të paqes.

Kjo marrëveshje vjen pas disa muajsh të bisedimeve në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Të dyja palët vazhdojnë të jenë në luftë, meqë sulmet e talibanëve ndaj forcave të Qeverisë afgane janë duke vazhduar./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *