Subscribe

Momentalisht është qetësuar situata përpara Parlamentit.

 

Pas përplasjeve të turmës me efektivët e policisë dhe hedhjes së flakadanëve, ata kanë nisur me mbajtjen e fjalimeve.

 

Ka qenë deputetja e PD Albana Vokshi, ajo e cila tha se nuk kanë asnjë gjë me policët, pasi sipas saj, ata respektojnë uniformën për të cilën paguhen.

Ka para për të rritur pensionet e pagat por Rama i merr dhe ja jep me valixhe McGonigal për përftime personale e për të shkatërruar opozitën. U përjashtuam se kërkuam 3 mocione. I hodhi poshtë Lindita me urdhër të Ramës.

 

Ne nuk dorëzohemi. Sot vuri Gardën e policisë përballë nesh. ne nuk e kemi me policinë e Gardën, janë bij nënash. I bëj thirrje të bashkohen me popullin e të mos i shërbejnë Ramës e Rilindjes.

 

PD është e vendosur t’i dalë zot Shqipërisë e të mbroje demokracinë. një thirrje për çdo qytetar: Ejani bashkohuni me ne. Është çështje demokracie jo partie politike“, tha Vokshi.

 

Ndërkohë që akuzat ndaj qeverisë kanë vazhduar jo vetëm nga Vokshi, por edhe nga deputetët e tjerë të opozitës, të cilët janë të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *