E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Qesharakë deri në neveri”/ Manjani: E majta dhe e djathta në politikën tonë janë karikaturë

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se e majta dhe e djathta në politikën tonë janë karikaturë.

 

Reklamë

Sipas tij, të dy palkët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, manjani shkruan se palët janë në garë se kush dhunon më shumë demokracinë

 

“E majta dhe e djathta në politikën tonë janë karikaturë. Qesharakë deri në neveri. Medemek e djathta sulmon me bukë në trastë kapitalin, bisnesin, pronën e familjen…
Medemek e majta sulmon ashpër punën, drejtësinë e barazinë sociale, të përbashktën… Të dy palët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin. Janë të garë se kush dhunon më shumë demokracinë. Të gjithë nuk njohin e as tentojnë të ndërtojnë një shtet jo partiak. Nga kjo pikpamje, nuk e di a jemi në krizë politike apo nuk ndërtuam kurrë politikën e duhur!?”, shkruan Manjani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë