Subscribe

Qeset plastike nuk duhet të ishin në qarkullim, por  ato vazhdojnë të përdoren nga tregtarët e qytetarët.

 

Nga ana tjetër ambientalistët e vlerësojnë vendimin e këshillit të Ministrave për ndalimin e qeseve, por shtojnë se ministria e mjedisit duhet t’i kishte tërhequr stoqet nga qarkullimi para përfundimit të afatit ndalimin e tyre.

 

Këtë te mërkurë ministri Blendi Klos deklaroi se te gjitha kompanitë që prodhojnë qese plastike do te jenë në monitorim.

 

Klosi bëri të ditur se nëse vendimi nuk zbatohet, nuk do të mungojnë gjoba për çdo subjekt.  Inspektorati i Mjedisit dhe Inspektorati Tatimor është ngarkuar për të evidentuar rastet e shkeljes dhe vendosjen e masave ndëshkimore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *