Subscribe

Nga 1 qershori nuk do të lejohen qeset plastike njëpërdorimshe.

 

Sipas ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro kjo nismë pritet të reduktojë ndotjen në vend.

 

Po ashtu, ajo njoftoi se në të gjitha qytetet do të aplikohet skema e menaxhimit dhe riciklimit të mbetjeve. Nismë kjo e nisur në fillimisht në bashkinë e Sarandës.

 

MIRELA KUMBARO – MINISTRE E TURIZMIT DHE MJEDISIT

Nga 1 qershori nuk do te kete me qese plastike nje perdorimshme.

Ndërkohë kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma tha se projekti do të vazhdojë të aplikohet me qëllim që qyteti të jetë më i pastër gjatë sezonit turistik.

 

ADRIAN GURMA – KRYEBASHKIAK I SARANDES

Eshtë shembulli më i mirë që duhet të japim. :Për të pasur një qytet më të pastur për rritjen e fëmijëve por edhe për turistët.

 

Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti të mbajtur në Sarandë në kuadër të ditës së tokës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *