E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qese me kokainë gati për shitje, pranga 41 vjeçarit

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “HOSTAGE”.

 

Shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Tiranë u arrestua në flagrancë gjatë operacionit, me doza lënde narkotike kokainë, e gatshme për t’u hedhur në treg në rrugën e Durrësit.

 

Reklamë

Pas kontrollit të ushtruar më pas në banesën e të dyshuarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese më kokainë (306.6 gramë).

 

 

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 500 euro dhe 46 000 lekë të reja, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si edhe 14 telefona smartfon, që poseduesi i lëndës narkotike ia mbante si peng për lëndën narkotike personave të ndryshëm, në shkëmbim të kokainës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë