E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Qerimaj medalje e bronxtë në Europian, dështon Godelli

Pas Briken Caljes, një tjetër sportist shqiptar ka merituar medalje në europianin e Peshëngritjes. Bëhet fjalë për Erkand Qerimajn i cili doli I trete në Europë në stilin e shkëputjes përt kategorinë e peshës deri në 81 kg.

Edhe pse garoi në baterinë B, Erkand Qerimaj mori medaljen e bronztë duke ngritur 159 kg.

Ndërkohe në shtytje ai u rëndit në vendin e 7 ndërsa në dygarësh në vendin e 6.

I pafat Daniel Godelli I cili garoi në baterinë A po të kësaj kategorie.

Reklamë

Peshëngritësi nga Peqini I dogji të 3 provat në të dyja stilet duke mos u klasifikuar.

Një ditë më parë Calja doli nënkampion Europe ne dygarësh duke marrë 1 medalje të artë dhe dy argjendi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë