Tirana është qyteti me numrin me te madh te banoreve ne Shqipëri, por mban vendin e pare edhe për kolonitë e qenve te rrugës. Rreth 15 mije qen, gati sa popullsia e nje qyteti, enden çdo dite rrugëve te kryeqytetit, duke rrezikuar seriozisht jetën e banoreve. Jo vetëm sulmet dhe kafshimet e tyre janë kthyer ne problem, por rrezik te madh përbejnë dhe sëmundjet qe transmetojnë tek njerëzit si leshmanjoza dhe ekinokoku. Prej vitesh banoret e Tiranës kërkojnë zgjidhje deri dhe ndërhyrje ekstreme. Per te përmbushur nje nga kriteret e Bashkimit Europian, prej tre muajsh, Bashkia e Tiranës ka nisur procesin e regjistrimit dhe sterilizimit te qeneve endacake. Çdo dite, merren nga rrugët e Tiranës 15 qen endacake. Pasi kalojnë një procesi te detajuar matrikullimi, vaksinimi dhe sterilizimi ata hidhen serish ne vendin ku janë marre. Por a shmang kafshimin dhe sulmin ndaj njerëzve, sterilizimi i qenve endacake? Deri tani qendra e ngritur ne Kombinat për vaksinimin dhe sterilizimin e qenve endacake, ka kryer 600 ndërhyrje te tilla, ndërsa projekti eshte shtrire ne 5 vjet. Kjo do te thotë se do duhet ende shume kohe ndoshta vite, qe banoret e Tiranës te ecin te sigurt ne qytetin ku jetojnë dhe ku i paguaje taksat pushtetit vendor.