Dy shtetas polakë, të cilët tentuan të nxirrnin nga Shqipëria 84 mijë euro pa i deklaruar janë vënë nën hetim.

Shërbimet e policisë kufitare në Hanin e Hotit ndaluan për kontroll automjetin me të cilin lëviznin dy shtetasit polakë M. K., 35 vjeç dhe M. G., 33 vjeçe. Me ndihmën e qenit, policia gjeti në këtë automjet rreth 84 000 euro që 2 shtetasit synonin t’i nxirrnin nga vendi, pa i deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të 2 shtetasit polakë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Eurot u sekuestruan./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *