E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qeni Alex i bën “gjëmën” shqiptarit në Itali, policia i gjen drogën në bagazh

Një 41-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi u kap me 20 kilogramë hashash dhe 1 kilogram marijuanë në bagazhin e makinës. Ai gjithashtu kishte edhe një armë me vete.

Policia po kryente kontroll normal në zonën industriale Belloçhi në dalje nga autostrada, kur kanë ndaluar 41-vjeçarin, i ligjshëm në territorin italian, pa precedentë penalë, biznesmen i vogël.

Reklamë

Qeni që nuhaste drogën, “Alex” filloi të shfaqte shenja nervozizmi tek mbajtësi, duke treguar veçanërisht në zonën e bagazhit. Sasia e hashashit dhe marihuanës ishte e fshehur në një fund të rremë dhe  e ndarë në blloqe të ndryshme. Burri kishte gjithashtu një pistoletë revole dhe disa gëzhoja. Kështu ai u arrestua për posedim me qëllim shitjen e lëndës narkotike.

Gjyqtari ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, teksa vazhdojnë hetimet për të kuptuar se për kë synohej sasia e madhe. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë